Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Fëmijët dhe sëmundjet e dimrit

Në ditët e ftohta shumë njerëz, veçanërisht fëmijët ndikohen shumë shpejt nga ndryshimet e temperaturave duke u bërë të sëmurë. Ndërkohë që qëndrimi në ambiente të mbyllura lehtëson daljen në pah të sëmundjeve dhe përhapjen e tyre dhe ndikon negativisht në shëndetin e fëmijëve.

Shumica e infeksioneve që shfaqen tek fëmijët lidhen me viruset dhe në këta lloj rastesh përdorimi i antibiotikëve nuk është i nevojshëm. Familjet fillojnë të përdorin antibiotikët sa herë që iu sëmuren fëmijët. Por nuk duhet harruar se antibiotikët të cilët nuk merren në dozën dhe kohën e përcaktuar shkaktojnë më shumë dëm se dobi. Janë edhe disa gjëra në të cilat duhet të kenë parasysh prindërit.
Për të mos infektuar fëmijët e tjerë, fëmijët e sëmurë nuk duhet të dërgohen në shkollë të paktën 24 orë pas fillimit të antibiotikëve.
Higjiena e duarve është rruga më e mirë për të parandaluar infeksionet e shkaktuara nga mikroorganizmat.
Vetëm përdorimi i sapunit apo higjiena e duarve pakëson dhe shkurton kohën e sëmundjes me 34 % të infeksioneve të lëkurës, 55 % të sëmundjeve të diarresë, 50 % të pneumonisë. Andaj, duhet t’i keni parasysh këto gjëra në qoftë se nuk dëshironi që fëmijët tuaj të kenë probleme.