Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Si “ta detyroni” fëmijën të mësojë?



Nëse fëmijët nuk mësojnë asgjë, nëse gjatë gjithë kohës vetëm shikojnë TV-në apo rrinë në internet, atëherë do të mbesin prapa bashkëmoshatarëve të tyre, të cilët natyrisht kanë mësuar. Për fat të mirë, është e mundur që, duke mësuar, fëmijët edhe të argëtohen. Në fakt, mësimi nuk nënkupton vetëm leximin e librave shkollore, por edhe e literaturës “së lehtë”, apo edhe mësimin e notit, tenisit, vozitjes së biçikletës...

Ekzistojnë shumë mënyra që të mbahet aktiv truri i fëmijëve. Mund t’i lini fëmijët që të zgjedhin vet atë që duan të lexojnë. Ata mund të lexojnë edhe libra komikë (“stripa”), me rëndësi është që të lexojnë ndonjë gjë. Nxitni ata që të mësojnë ndonjë aftësi të re, sikur që është noti, ngasja e biçikletës, apo ndonjë sport. Mund të shikoni se a ka në qytetin tuaj ndonjë ekspozitë të rëndësishme, apo ndonjë film të përshtatshëm për fëmijë.
Me fëmijët tuaj mund të kaloni kohën e lirë edhe në natyrë, duke e njoftuar atë me bimë të ndryshme, por natyrisht edhe duke lozur. Në këtë mënyrë, përpos që do të relaksohen, fëmijët do të mësojnë edhe gjëra të reja, si dhe do të afrohen edhe më shumë me prindërit dhe me anëtarët tjerë të familjes. D.m.th., përkundër asaj se mund t’ju duket më lehtë që të pushoni dhe t’i lini fëmijët ta kalojnë kohën e lirë si të duan, më mirë është që të jini ju ata që organizojnë në mënyrën më të mirë kohën e lirë, meqë edhe ju duhet ta kryeni obligimin tuaj të të qenit prind.