Filmi ‘The Shining’ i vitit 1980 është konsideruar si filmi më i frikshëm në një vëzhgim të organizuar nga faqja play.com.
Filmi i Stanley Kubrick i bazuar në romanin e Stephen King la pas ‘The Exorcist’ (1973) dhe ‘Nightmare on Elm Street’ (1984). Play.com analizoi rritjet e rrahjes së zemrës duke i lidhur shikuesit me monitorë për të përcaktuar frikën që përcillnin filmat horror. Skena ku Jack Nicholson çmendet rriti rrahjet e zemrës me 28.21%, më shumë se çdo skenë tjetër.
Ja renditja e filmave më të frikshëm:
1) The Shining (1980)
2) The Exorcist (1973)
3) A Nightmare On Elm Street (1984)
4) Ring (1998)
5) Alien (1979)
6) The Silence of the Lambs (1990)
7) Poltergeist (1982)
8) Insidious (2010)
9) Halloween (1978)
10) Saw (2004)



