Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Tre shqiptarët shpëtojnë 80 vjeçaren italiane nga zjarri

“Ndërhyrje heroike shpëtimi”, “Të rinjtë shqiptarë heronj shpëtojnë të moshuarën”. Kështu titullojnë mediat lokale lajmin e shpëtimit të një të moshuare nga flakët falë ndërhyrjes së menjëhershme të tre të rinjve. 

Emrat e tyre nuk dihen, ndërsa gruaja e shpëtuar është 80-vjeçarja italiane, Rina Delfino, e cila jeton në një apartament në katin përdhes të një pallati në rrugën ‘Vanini’ në Savona, shkruan portali Shqiptari i Italisë. 
Rreth orës 22:00, apartamenti i saj ka marrë flakë, ndoshta për një problem elektrik. Tre të rinjtë, të cilët ishin duke kaluar rrugës kanë pikasur tymin që dilte nga dritarja e gruas dhe kanë vërejtur një grua brenda. Njëri prej tyre ka nisur t’i bjerë me forcë dritares, të tjerët kanë shkuar të trokasin në derë, deri kur gruaja ka arritur t’ua hapë. Si transmeton BW, të rinjtë në atë çast e kanë tërhequr me forcë, sepse gruaja me sa duket nuk po kuptonte çfarë po i ndodhte përqark, dhe e kanë nxjerrë në rrugë. 

E moshuara, në gjendje jo të kthjellët mendore, ndoshta nga frika, ndoshta e helmuar pak nga tymi i thithur, është dërguar në spital. Në fakt edhe djemtë që e kanë shpëtuar u treguan mjekëve se nuk donte të dilte nga shtëpia dhe se atyre u është dashur ta nxjerrin jashtë me forcë, kundër vullnetit të saj.