Kombëtarja jonë e femrave ka shënuarin golin e parë dhe ka arritur po fitoren e parë në eliminatoret e Grupit 5 për “Botërorin 2015”. Goli i Velajt, shënuar në minutën e 51-të, ka vendosur fatin e këtij derbi ballkanik mes fqinjësh, të luajtur në “Niko Dovana”.
Është zhvilluar një lojë përgjithësisht emocionuese, me sulme e kundërsulme, edhe pse rrjedhshmëria e qartësia taktike i ka penguar vajzat, e të dyja skuadrave të kompletojnë një performancë vërtet pozitive. Ajo që ka më tepër rëndësi ka të bëjë me faktin se femrat tona kuqezi kanë marrë tri pikët e para në këtë fushatë kualifikuese, pas humbjeve të pësuara më parë me Norvegjinë dhe Holandën.
Kombëtarja jone është në një grup me Norvegjinë, Holandën, Belgjikën, Portugalinë dhe Greqinë.
Shqipëri-Greqi 1-0
Goli: Velaj 51?
SHQIPËRIA: Gjyli, Proto, Rrahmani, Govori, Gjini, Serenaj, Morina, Luta, Velaj, Robeli, Berisha (Jashari 77).
Trajner: Altin Rraklli
GREQIA: Apostolaki, Kakambouki, Adamaki (Kollia 88?), Sidira, Chatzigiannidou, A.Papadopoulou (Lymperakaki 79?), Michalakidi (Vlasiadou 59?), V.Kydonaki, Mitkou, Kongouli, Panteliadou. Trajner: Vangelis Koutsakis
Kartonë të verdhë: Berisha 45?, Morina 45+1?, Govori 90+2? / A.Papadopoulou 45+1?, Sidira 63?, Vlasiadou 83?, Adamaki 85?.



