Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Isa Mustafa ndërpret fjalimin shkaku i Ezanit

Thirrja e ikindisë nga xhamia afër sheshit “Dëshmorët e kombit” në Rahovec, të enjten, e ka detyruar liderin e LDK-së, Isa Mustafën që për mbi 2 minuta ta ndërpresë fjalimin në tubimin përmbyllës të partisë që ai udhëheq. Ai ka thënë: ”Do të pushojmë pakëz”, pasi ka filluar thirrja e ezanit nga xhamia.
Pastaj,kreu i LDK-së, i ka garantuar elektoratit se kjo komunë do të fillojë të qeveriset në mënyrë demokratike.
Sipas tij,do të qeveriset nga lideri që ka profesionalizëm, i cili reflekton kulture qytetare, gatishmëri të zhvillimit ekonomik. Duke lavdëruar kandidatin Fahredin Shehu për kryetar komune, Mustafa ka thënë se ai ka vizion të caktuar,jo vetëm për Rahovecin,por edhe për Kosovën.
Kujtojmë se të njëjtën gjë e kishte bërë kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur para rreth katër vjetëve në Prizren si dhe gjithashtu ish-Kryeministri i Shqipërisë Prof.Dr.Sali Berisha e kishte ndërprerë fjalimin e tij gjatë një takimi me antarët e PD në Shkodër, por si duket thirrja e ezanit nuk po reflekton në shpirtërat e liderëve tanë por po e respektojnë atë vetëm për fushatën elektorale./vizioninfo/