Skuadra angleze e Manchester United-it u detyrua të kërkonte ndjesë publike, pas përdorimit të simboleve të stilit nazist në një poster dërguar me e-mail fansave.
Në një poster njoftues, u përdor një logo mjaft e ngjashme me kryqin e thyer nazist. Në kreun e posterisht shkruhej: “Rendi i ri”, fjalë këto të njohura në ideologjinë nazi-fashiste.
Në vitin 1941, Adolf Hitler bënte thirrje për një rend të ri në Europë. Ky poster nuk është pritur aspak mirë nga mediat angleze.
Manchester United, përmes një njoftimi zyrtar kërkoi falje për posterin dhe siguroi se do të merren masa që gjera të tilla të mos ndodhin më.



