Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

"Pre-Foto Festival" projekti parë që mbështetet nga Qeveria Shqiptare në Preshevë

Festivali tashmë i bërë tradicional në Preshëvë,”Pre-Foto”  duket të jetë projekti parë konkret që edhe zyrtarisht tashmë ka marrë mbështjetjen financiare nga qeveria shqiptare. Ministri i Rinisë e Mirqënjes Sociale z.Erion Veliaj hedh hapin e parë si Ministër i Republikës Shqiptare që mbështet një projekt rinor që organizohet nga të rinjët Preshevar. 
“Pre-foto” festival fotografie, me karakter garues,që sivjet zhvillon edicionin e tretë,  këtë vitë numron më shumë se 150 aplikues, ku organizatori do zgjedh 40 finalistë, të cilet vijnë nga 16 shtete të ndryshme të botës. 

Edon Agushi, drejtor i festivalit duke faleminderuar z.Veliaj shprehet  “U jemi shumë mirnjohës Ministrit të Rinisë z.Veliaj dhe bashkpuntorëve të tij, së pari për mbështetjen dhe inkurajimin që na jep për ktë projekt, njëherit vetë financimi i projektit nga një Ministri në Shqipëri,është motiv më tepër për ne që ky edicion po thyen barrierat e së kaluarës,dhe sot konkurentët tanë vijnë nga shtetet më të largëta, Shba, Australi, dhe ato të rajonit, Kroaci, Sloveni, Kosovë, Shqipëri, e normalisht dhe konkurentët vendor,nga Presheva Bujanoci e Beogradi”.   

“Ndjehemi krenar,që projekti ynë shihet si hap I parë konkret, që pas 20 viteve pluralizem politike në Rep.e Shqipërisë gjen mbështetjen institucionale nga qeverija shqiptare” përfundon Agushi.

Financimin e projektit e kanë përkrahur edhe shoqëria civile në Preshevë, të cilët muaj më parë z.Veliaj i kishin ndarë “Mirënjohje” si shembull i qytetarit aktiv.  Duhet të kujtojm, se Ministri Veliaj, vitin e kaluar si sekretar për rini pranë Partisë Socialiste së bashku më z.Leart Kola e të rinjët socialist kishin ndihmuar më mjete shkollore edhe Shkollën Fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.

Presheva.com është sponzor medial i festivalit.