Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Grupi i parë i Haxhinjëve mbërrinë në Luginë

29 haxhilerë si dhe dy udhërrëfyes nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës, rreth orës 20:30 minuta të ditës së martë kanë mbërri në Bujanoc
Haxhilerët të cilët udhëtuan me Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosoves që vepron në Luginë për të përmbushur kushtin e pestë të fesë Islame, janë kthyer shëndosh e mirë nga vendi i shenjt.

“Ishte një udhëtim që nuk mund të përshkruhet, mysafirë të Zotit” i thanë Titullit haxhilerët që me aeroplan kishin udhëtuar për më shumë se tre orë nga Medina për në Prishtinë.
Nga aeroporti i Prishtinës deri para selisë së  KBI-së në Bujanoc, haxhilerët udhëtuan me autobusë, të cilët kishin dalë për ti pritur familjarët e tyre.
“Udhëtimi si dhe qëndrimi në Mekë dhe Medina ka kaluar pa probleme. Gjatë kohës sa kemi qëndruar haxhilerët kanë praktikuar të gjitha ritualet fetare”, u shpreh Sevder Bajrami, drejtues i grupit dhe njëherit imam në xhaminë e Strukarëve në Tërnoc.
Haxhilerët drejtë Arabisë Saudite udhëtuan më dy tetor përmes transportit ajror.
/Titulli.com/