Mediet britanike vijojnë të shkruajnë për talentin shqiptar Adnan Januzaj, por kësaj radhe në fokus ka qenë prejardhja e tij dhe historinë për "Daily Mail" e tregon babai i Adnanit, Abedini. Ja çfarë shkruan gazeta britanike në fjalë: "I lindur në Bruksel, Januzaj ka prindër kosovarë, që u larguan nga Gadishulli Ballkanik apo më saktësisht nga Kosova pas luftës së fundit. Historinë e tij e ka treguar babai, Abedin Januzaj, por duke treguar se nuk dëshiron të tregojë se për cilën kombëtare do të luajë, Kosovën, Shqipërinë, Belgjikën, Anglinë apo ndonjë tjetër.
Babai i tij, megjithatë, u shpreh se do ta zgjidhte Kosovën pa dyshime, por futbolli i këtij vendi nuk është pranuar në FIFA. Tani ka gjasa që djaloshi ta përfaqësojë edhe kombëtaren angleze, që duket më favorite."
ORIGJINA Djali i dajës së Adnanit, Idriz Januzaj, është 11-vjeçar dhe aktualisht jeton me babain e tij në Istog. Gjithashtu, në këtë vend ka një lagje, e cila ka mbiemrin Januzaj, por nuk dihet se a është vendosur shkaku i Adnanit. Anderlehti e përgëzoi mjaft Abedinin, për shkak se djali i tij ishte gjithmonë me këmbë në tokë. Ai nuk kishte tatuazhe, vetura të shtrenjta dhe po ashtu nuk kishte as marrëveshje me ndonjë sponsor. Por që ta kuptosh Abedin Januzaj, ju duhet të dini historinë e familjes së tij të vështirë, sa ishte në Kosovë. Daja i Abedinit, Januzi, ishte burgosur për 15 vite për shkak të protestave për liri nga pushtuesi serb.
LUFTA
Në intervistën për "Daily Mail", Abedini u shpreh: "Iu bashkova UÇK-së mes janarit 1998 dhe qershorit të vitit 1999. Nuk mund të qëndroja kot dhe të dëgjoja britmat e grave dhe fëmijëve tanë. Ishte koha të luftonim për vendin tonë. E dija se ajo çfarë po bënim ishte e drejtë. Që nga viti 1980 deri tani ne kemi vuajtur shumë si familje. Ne ishim të pushtuar nga sistemi serb. Unë isha luftëtar i UÇK-së së bashku me gruan time. Ne luftuam së bashku në një brigadë. Serbët vranë njërin nga shokët e mi më të ngushtë. Ne ende nuk dimë asgjë për fatin e shumë personave të tjerë". Më 1 prill të vitit 1999 forcat serbe sulmuan Istogun, vranë civilë, shkatërruan shtëpi dhe xhami. Kryetari i Istogut, Muhamet Rexhaj, thotë se shumë shtëpi ishin djegur, madje sipas tij, të gjitha, pra rreth 3 mijë.
FAMILJA
Vetëm 5 anëtarët e një familjeje nga Istogu ishin aty dhe të tjerët më pas kishin ikur normalisht për t'i shpëtuar kokat e tyre. Madje, edhe nëna e Adnan Januzaj kishte pësuar disa probleme gjatë luftës dhe kështu, duke parë gjendjen e rënduar, Abedin Januzaj së bashku me babain e tij, Ali Januzaj, u detyruan të kalojnë në Turqi, ku hapën biznesin e tyre. Kushërinjtë e tij theksojnë se kur Adnan Januzaj vizitonte Kosovën, ata kanë luajtur futboll dhe ai dukej shumë i zoti. Madje edhe disa zyrtarë policie tregojnë se kanë luajtur me Adnanin gjatë kohës kur ai ishte 14-vjeçar, por nuk e dinin se kush ishte.
/ballkanweb



