Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Milani e Barcelona, luajnë baras

Milani dhe Barcelona kanë luajtur baras, 1-1, në një ndeshje spektakli të shfaqur sonte në San Siro, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.


Gjiganti katalonas e ka kontrolluar lojën, por edhe Rossonerët shfaqën lojë të mirë. Robinho i ka kaluar milanistët në avantazh në minutën e nëntë, pasi mori një top të mirë nga Kaka. Kurse, Lionel Messi i barazoi shifrat në minutën e 23-të, pas një kundërsulmi të katalunasve. Në vazhdim, të dyja skuadrat kanë pasur raste të mira, por nuk ia dolën t’i konkretizonin. Barcelona mbetet lidere e Grupit H me 7 pikë, kurse Milani është i dyti me 5 pikë. /Fish Media/