Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Kanceri i gjirit, si t’i themi lamtumirë me dy hapa

Tashmë jemi të vetëdishëm të gjithë që të ecim na bën mirë. Kemi dëgjuar se kjo ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 2, hipertensionit, obezitetit, osteoporozës, goditjeve apo sulmeve në zemër. Por nuk e dimë akoma se ky aktivitet është në gjendje të parandalojë një sëmundje shkatërruese për femrat që është kanceri i gjirit.

Kanceri i gjirit është kanceri më i përhapur tek femrat, me raportin 1 në 8 femra preket nga kanceri i gjirit gjatë jetës, me një vdekshmëri rreth 16 %.Gratë mbi moshën 50 vjeç përfshijnë rreth 75% rasteve me kancer gjiri dhe kanë si faktor kryesor trashëgiminë (kanë pasur një të afërm të gjeneratës së parë me kancer të gjirit).Në vitet e fundit ka pasur një rritje të rasteve të diagnostikuara me kancer të gjirit, por në saj të përparimeve mjekësore pjesa më e madhe e rasteve janë diagnostikuar në kohë dhe është ulur përqindja e vdekshmërisë.
Është e vërtetë se mjekësia ka avancuar sot dhe kur kanceri i gjirit diagnostifikohet në kohë mund të shërohet, por është gjithmonë më mirë të parandalosh sesa të trajtosh. Një mënyrë jetese jo e shëndetshme, mungesë aktiviteti, ushqyerje jo korrekte, konsumimi i alkoolit dhe duhanit favorizojnë formimin e kancerit. 
Disa kërkime shkencore të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar se aktiviteti fizik, duke përfshirë ecjen dhe vrapimin ndihmojnë në mbrojtjen nga disa lloje kanceresh, duke përfshirë dhe kancerin e gjirit.
Ky konkluzion u nxor pasi u mor në studim një mostër e grave post-menopauzë, duke vëzhguar shëndetin e tyre për disa vite. 5% e grave të marra në studim zhvilluan neoplazi malinje, por ajo që rezultatet tregojnë është që duke ecur me hap të shpejtë për të paktën një orë në ditë keni 15% ulje të rrezikut të kancerit të gjirit edhe tek gratë që janë mbipeshë apo që janë konsumuese të vazhdueshme të alkoolit, shkruan keshilla mjeksore.
Gjithashtu edhe aktivitete fizike të tjera si; noti, vrapimi, ecja, ecja me hap të shpejtë, luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e shfaqjes së kancerit të gjirit. Avantazhi është se këto janë sporte që mund të bëhen nga të gjithë, që nga vajzat e reja dhe deri tek të moshuarit.
Të jemi të qarte, kjo nuk do të thotë që mjafton të ecim dhe do jemi gjithmonë në formë, duhet gjithashtu edhe një dietë mesdhetare e pasur me shumë fruta dhe zarzavate dhe po ashtu sa më largë tymit të duhanit dhe alkoolit. /Indeksonline/