Nëse keni probleme me çarjen e lëkurës në zona si barku, vithet, gjoksi, kofshët dhe krahët, zgjidhje ka. Të gjitha femrat dëshirojnë t’i heqin qafe këto “vragë” nga lëkura.
Edhe pse këto çarje mund të jenë prirje të paracaktuara gjenetike, me elasticitetin e lëkurës dhe me sasinë e kolagjenit dhe të vitaminës E në trup, me ushqim dhe kurë mund t’i ndihmoni trupit tuaj për t’i luftuar këta “armiq”.
Konsumoni sa më shumë ushqim të pasur me vitaminat K, E, silic, zink, dhe C, siç janë fletët e perimeve të gjelbra, domatet, prodhimet e qumështit, perimet bishtajore dhe pemët. Pirja gjatë ditës e dy litrave ujë të pasuruar me minerale, zvogëlon rrezikun nga çarjet e lëkurës.
Kur është fjala te kura, ju propozojmë disa preparate shtëpiake.
1. Preparati me bazë gjalpi
Në një enë përzieni gjalpë, vaj ulliri dhe vaj bademi. Këtë përzierje mund ta përdorni çdo të dytën ditë dhe çarjet përfundimisht do të zbehen. Ky preparat është i mirë edhe si preventivë në kohën e shtatzënisë kur lëkura shpejt ju tendoset.

2. Preparati i lëngët
Kombinoni vaj ulliri, limon dhe avokado të përzier në mikser, njomeni fashën dhe fërkojeni preparatin. Me këtë përzierje të dobishme lyeni dy herë në javë pjesët e çara të lëkurës.
Kombinoni vaj ulliri, limon dhe avokado të përzier në mikser, njomeni fashën dhe fërkojeni preparatin. Me këtë përzierje të dobishme lyeni dy herë në javë pjesët e çara të lëkurës.
3. Livanda mrekullueshme
Preparatin nga vaji i livandës, vaji i jojobes dhe kamomilit përdoreni çdo ditë dhe çarjet do të zvogëlohen./Indeksonline/
Preparatin nga vaji i livandës, vaji i jojobes dhe kamomilit përdoreni çdo ditë dhe çarjet do të zvogëlohen./Indeksonline/

.jpg)