Cristiano Ronaldo dhe Real Madrid siç duket i kanë marrë shumë seriozisht deklaratat e presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter. Sipas të përditshmes spanjolle "Marca", Cristiano Ronaldo ka vendosur që përfundimisht mos të marrë pjesë në asnjë organizim të FIFA-s, përfshirë këtu edhe ceremoninë e ndarjes së "Topit të Artë 2013".
Po ashtu, thuhet se Ronaldo do të ketë përkrahjen e plotë të Real Madrid në çfarëdo vendimi që do të marrë. Blatter deklaroi ditë më parë se favorizon Lionel Messin për Topin e Artë, ndërsa Ronaldon e kishte quajtur "komandant" në fushë dhe se merret më shumë me look-un e tij.
Ylli portugez, në ndeshjen që Real Madrid-Sevilla, i është përgjigjur presidentit të FIFA-s, kur pas shënimit të golit, duke festuar si një "komandanti"./Zeri


