Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Kryeministri i Tunizisë jep dorëheqjen

Kryeministri i Tunizisë, Ali El-arid ka dorëzuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë tek presidenti Munsif Merzuki, për ti hapur rrugën administrimit të etapës së tranzicionit dhe për të mundësuar daljen nga kriza politike që vazhdon që prej disa muajsh.

Gjatë një konference për shtyp, El-arid tha:”Siç dhe pata paralajmëruar më parë, sapo kam dorëzuar dorëheqjen time tek presidenti i vendit.”

Pritet që në Tunizi të krijohet një qeveri e re e cila do të menaxhojë krizën dhe periudhën e tranzicionit, pasi vendi është përfshirë nga destabiliteti për shkak të konflikteve sociale të përziera me trazira nga rritja e taksave.

Dorëheqja e tij, e cila është negociuar me opozitën, do të lejojë një qeveri të përkohshme të pavarur të udhëheqë Tunizinë der në zgjedhjet e reja, që do të mbahen me kushtetutën e re.

Dorëheqja e Larayedhit, anëtar i partisë islamike Ennahda, vjen afro tre vjet pas përmbysjes së diktatorit Zine El Abidine Ben Ali, që ka shënuar edhe fillimin e Pranverës Arabe. /ardhmeriaonline/