Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

ECFR kritikon autoritetet e ushtrisë egjiptiane

Egjipti nuk është duke lëvizur drejt demokracisë nën sundimtarët e saj ushtarakë, thuhet në shkrimin e publikuar nga një organ i ekspertëve për ofrim të këshillave dhe ideve në probleme të veçanta politike apo ekonomike pranë Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR).

Autorët e këtij shkrimi Anthony Dworkin dhe Helene Michou argumentojnë se represioni i ashpër i mospajtimit nga ana e ushtrisë “nuk do të ketë sukses”, dhe se krijimi i “një rendi të qëndrueshëm dhe demokratik ” do të jetë i pamundur, përderisa përpjekjet për të zhdukur Vëllezërit Musliman si organizatë nuk kanë të ndalur. Kështu Bashkimi Evropian, përfundon ECFR, “ duhet të ndërtojë një politikë të re ndaj Egjiptit mbi këtë bazë”.

ECFR është organ i pavarur i ekspertëve për ofrim të këshillave dhe ideve në probleme të veçanta politike apo ekonomike./mesazhi/