Mesfushori i kombëtares zvicerane, shqiptari GranitXhaka gjatë merkatos së janarit mund të kaloj te skuadra italiane e Seria A, Inter. Kështu të paktën raportojnë mediet në Itali të cilat thonë se, Xhaka do të jetë zëvendësuesi i Guarin, i cili pritet të kaloj te skuadra e Çelsit. Xhaka këtë sezon është kthyer në futbollistin kryesor i skuadrës së Bundesligës, Borusia Moenchengladbach, pas një viti të parë jo fortë të mirë dhe kjo ka bërë që skuadrat e mëdha të rikthejnë sytë nga talenti shqiptar. /vizion-info/



