Mandela ngatërrohet me MorganFreeman-in
INDI-Aktori Morgan Freeman është ngatërruar me NelsonMandelën. Portreti i aktorit, është shfaqur në një postergjigant në Coimbatore, një vend me 923 mijw banorë, duke e ngatërruar me ish-presidentin afrikano-jugor.
Fytyra e tij ishte vendosur në një poster gjigant në një qendër të madhe tekstili në Indi, në kujtim të ish-presidentit të Afrikës së Jugut, i cili humbi jetën në moshën 95-vjeçare më datën 5 dhjetor. Në fund të këtij posteri janë edhe Nënë Tereza, Martin Luter King dhe Gandhi, raporton "The Telegraph".
Personazhet gjenden pranë një shkrimi në gjuhën lokale, ku thuhet se duhet të jemi krenarë që jetojmë në një epokë, në të cilën kanë jetuar ata. Por përngjasimi me Mandelën është shumë i madh, edhe pse Freeman në vitin 2009 u përzgjodh të luante rolin e Mandelës. në filmin "Invictus.



