Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Vazhdojnë përçarjet e hoxhollarëve në Preshevë (VIDEO)

Të mërkurën në emisionin e paraditës në Tv Presheva ka reaguar Koordinatori i grupit për Themelimin e Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës mr.Nexhmedin ef. Ademi për ngjarjet e fundit që po bëhen në dëm të procesit të formimit të Bashkësisë Islame të Luginës.
Ai gjatë emisionit ka kundërshtuar në mënyrë kategorike standardet e dyfishta që po veprohen nga disa hoxhollarë të Luginës e që së fundmi është kurorëzuar me zgjedhjen si myfti për Preshevë Fikret ef.Limani nga myftiu Muamer ef. Zukorliqi që drejton një Bashkësi Islame në Serbi.
Koordinatori i grupit për themelimin e Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës mr.Nexhmedin Ademi gjatë emisionit ka reaguar edhe si rrjedhojë e paraqitjes publike nga vetë Fikret ef. Limani në po të njëjtin emision në datë 30 tetor të vitit 2013 ku Fikret Limani kishte deklaruar pa fije turpi të paktën para kolegëve të tij hoxhollarë e leje më para popullit se është zgjedhur si Myfti për Preshevë duke qenë se edhe ai është pjesë e iniciativës së inicuar nga Myftiu i Republikës së Kosovës mr.Naim ef.Tërnava për themelimin e Bashkësisë Islame të Luginës Preshevës që në 18 dhjetor 2012.
Për shkaqe krejt subjektive dhe për interesa parciale të llojit të Fikret Limanit kjo iniciativë është duke pushuar. Koordinatori Ademi e ka cilësuar si jolegjitime këtë veprim të Fikret Limanit duke aluduar në një mision të përbashkët të hoxhollarëve të Luginës të cilët për hirë të bashkimit kanë heqë dorë nga veprimtaria e BIPMB-së e cila është regjistruar si Bashkësia e parë Islame në Ministrinë e Fesë në Serbi. Por për hirë të interesave të përbashkëta të popullit e në veçanti të unifikimit të një Bashkësie Islame të Luginës është heqë dorë nga BIPMB.

Mirëpo rastet e tilla që veprojnë disa hoxhollarë e duke mos vepruar në atë që janë betuar për bashkim e unifikim edhe nën prezencën e Myftiut Tërnava, nuk le hapësirë më shumë vetëm se të thellohet hendeku i përçarjes, por ne nuk do të lejojmë një gjë të tillë thotë Koordinatori Ademi.

Ai i ka bërë thirrje edhe një herë të gjithë imamëve të Luginës që të bëhen pjesë e iniciativës së 18 dhjetorit ku të gjithë kishin rënë dakord për formimin e Bashkësisë Islame të Luginës, e të mos bëhen pjesë e lojërave të individëve por të bëhen pjesë e unitetit dhe bashkimit./TvPresheva/vizioninfo/