Lutfi Haziri kryetari i ardhshëm i Gjilanit gjatë fushatës perpos shume premtimeve se Gjilanin do ta bej nje qytet ndryshe ai është angazhuar edhe ne nje pike tjeter e cila nuk eshte perfshire aspak nga kandidatet tjere neper gjithe Kosoven. z.Haziri ka shpreh qëndrimin e tij se askush nuk mund t’i ndalojë fëmijët të mos shkojnë në shkollë për shkak të shamisë.
Madje ai është treguar i ashpër me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjagën, Ministrinë e Arsimit që kohë më parë kishin reaguar ndaj të tij duke thënë se po keqinterpretohet ligji.
Madje ai është treguar i ashpër me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjagën, Ministrinë e Arsimit që kohë më parë kishin reaguar ndaj të tij duke thënë se po keqinterpretohet ligji.
Lutfi Haziri ka shkuar edhe më larg duke thënë se disa duhet të bëhen operacion për ta hequr kompleksin e të qenit myslimanë. As Presidentja e as Ministria e Arsimit nuk mundet me thonë se vajzat nuk kanë obligim me shku në shkollë fillore. Shkollimi është i obligueshëm, e kam thënë se kom me shku …edhe s’guxon me i prek dikush, le ta provon nëse ka autoritet. Pse këta zotnitë që po thirren në ligj, pse nuk e nalin mësim besimin ne shkolla ortodokse” ka thënë Haziri në një intervistë në Rubikon te KTV-se.
Disa njerëz te ne duhet të bëhen operacion nga kompleksi i të qenit mysliman … te ne shqiptarët e para është etnia, është kombi, është atdheu jonë dhe këtu nuk mund të bëjë askush dallim” ka shtuar ai.
Haziri ka marrë shembull familjen e tij kur ka folur për çështjen e shamisë.
Kryetari i Gjilanit ka treguar se shkon edhe në xhami, në xhuma jam shku gjithmonë, ajo është traditë e familjes time, nuk mund të ndahem nga familja ka treguar ai.
Haziri ka reaguar paksa me nervozë kur është pyetur rreth çështjes së alkooolit duke pranuar tërthorazi se e konsumon atë.
Kjo është shumë paragjykuese sepse besimi fetar nuk lidhet me pengesa tjera, lidhet me obligime ka shtuar ai.
Por për të treguar se nuk është aq fanatik në fe, Haziri ka treguar se ka qenë roker ndërsa tërthorazi ka përmendur edhe pirsingun e tij të famshëm në gjoks.
Si i ri kam qenë roker i kam shenjat e mia që i baj ka thënë ai. E për pirsingun ka thënë se “ajo është pjesë e kulturës së tij që ka të bëjë me kulturën e rokut qysh kur ka qene i ri. Në Gjilan jemi më urban se sa në shohin të tjerët ka thënë ai. /vizioninfo/




