Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Arife Sadiku, vajza që po jep shembull në shkollat e mesme në Preshevë

Arife Sadiku një nxënëse e shkollës se mesme Tenike "Presheva" drejtimi i Mjekësisë, tash e disa muaj ka vendosur të mbulohet simbas rregullave të fesë Islame. Ajo mbas një interviste të bërë nga TV Presheva thotë se ndihet e lumtur që ka vendosur shaminë dhe për asnjë moment nuk ndihet e paragjykuar nga shoqëria dhe rrethi ku ajo ndjekë mësimet e mesme për mjekësi.

Edhe shoqet e shokët e saj mendojnë se Arifja do të mbetet një vajzë unike dhe shembull për të tjerat, gjithashtu shoqet shprehen se Arifja është një shembull për ne dhe do të mbetet shembull me veprimin që e ka bërë.

Ndërsa drejtori i shkollës Telat Arifi u shpreh i lumtur për vendimin që e ka marrë Arifja për mbulesën dhe i uron suksese në mësimet e mëtejshme.

Për Arifen mbulesa është respekt fetarë ndaj Zotit, është titull nderi për të gjithë ato vjaza që vendosin të jetojnë në këtë mënyrë.