Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Myftiu Muamer ef. Zukorliq , shkakton “tërmet” !

Në një nga sallat e Meshihatit të Bashkësisë Islame në Pazarin e Ri ( N. Pazar) u mbajt konferencë për shtyp në të cilën u shfaq Myftiu kryesor, Muamer ef . Zukorliq , i cili shkaktoi “tërmet” në opinionin e Sanxhakut dhe më gjerë. Ndodhi ajo që gjithnjë ia kishin frigën politika zyrtare e Beogradit dhe udhëheqësit e partive të ndryshme të Sanxhakut.

Ismet Azizi:

Në këtë konferencë shtypi u dha një deklaratë të cilën shumica e sanxhaklinjëve e kan pritur me padurim dhe me ëndje, në të cilën u mësua se Myfiu Zukorliq tërhiqet nga funksioni i Kryetarit të Bashkësisë Islame në Serbi dhe kyqet në politikë.

Në vazhdim, në tërësi deklarata për media e myftiut Zukorliq.

Informoj opinionin se nuk do të jem kandidat në zgjedhjet e ardhshme për President të Bashkësisë Islame në Serbi .

Me këtë akt lirohem nga funksioni më i vështirë dhe më i nderuar të cilin e kam pas deri më tani. Nga pozita e Myftiut të Sanxhakut do të vazhdojë luftën për lirinë dhe të drejtat e plota të anëtarëve të bashkësisë islame dhe njerëzve të tjerë.

Dua ti kushtoj rëndësi të veçant lëvizjes kombëtare boshnjake , dhe në veçanti Kongresti Botëror boshnjak dhe Akademisë së Skencasve dhe Arteve Boshnjake.

Jam i bindur se bashkësia islame ka arritur pjekuri të tillë që stabiliteti i saj dhe e ardhmja nuk varet nga ajo se kush është në krye të Meshihatit.

Bashkësia islame në Serbi ka disa njerëz me kualitete të larta të cilët ta udhëheqin me sukses të plotë. Kushdo që zgjidhet president i Meshihatit do ta ketë mbështetjen time të plotë në rrugën e ruajtjes së lirisë, autonomisë dhe unitetin e bashkësisë islame .

Këtij vendimi i kan parapri konsultimet me bashkëpunëtorët, miqtë dhe familjenm thuhet në deklaratën për media.

Pse Ljajiqi dhe Uglanini janë shqetësuar nga tërheqja e Myftiut?

Siç kemi mësuar, në mesin e përkrahësve Uglaninit dhe Lajiqit , shtrohet pytja , përse myftiu Zukorliq u tërhoq nga froni i Myftiut . Ljajiç , i cili ishte më i zëshmi kur është në pytje Myftiu Zukorliq , siq mund të informohemi nga mediat , se nuk mund feja edhe politika , tash mund të shohim se ai do të jetë në hall.

Ky lajm siq mësohet nga mediat në Sanxhak, nuk është mirëpritur as nga Sulejman Uglanini, e sidomos nga Rasim Lajiqi , sepse siq dihet në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Boshnjak , bartësi i listës për KKB Myftiu Zukorliq ka fituar mbi 49 % të votave në Sanxhak. Dhe nëse Myftiu Zukorliq vendoi t’i bashkohet zyrtarisht Bashkësisë Demokratike Boshnjake të Sanxhakut , Rasim Lajiq dhe

mediat serbe të cilat kontrollohen nga Rasim Lajiqi , nuk do të kenë më argumente se çfarë të thonë , siq ishin të prirur të përdorin sloganin e njohur se "Myftiu po përzihet në politikë ", dhe vetëm ndonji argument i fortë mund ta dëmtoj Zukorliqin, i cili gjithsesi iu mungon , sepse sikur të kishte çfardo lajmi që do ta dëmtonte Zukorliqin , kishte më iu shku përshtati mediave të Laiqit, të cilat kishin me u sjellë në ballinat e gazetave me javë të tëra.

Si do që të jetë , do të shihet shum shpejt se qka do të ndodhë, por një gjë është e sigurtë , se ky hap i Zukorliqit për Rasim Lajiqin dhe politikën zyrtare sebe nuk është lajm i këndshëm./mesazhi/