Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Peugeot përgatit modelin 6008 për tregun kinez



Gjiganti francez Peugeot është duke përgatitur një SUV të madhësisë së mesme për tregun kinez, dhe që do të merr emrin 6008. 

Në fillim të tetorit patëm dëgjuar thashethemet rreth konceptit të Peugeot 6008 në panairin e veturave në Pekin, dhe tani duket se kjo veturë do të bëhet realitet dhe shumë shpejt pritet të jetë i disponueshëm në tregun Kinez.

6008 pritet të dal në shitje në vitin 2015, ndërsa prodhimi i saj do të bëhet në Kinë dhe platforma e saj do të bazohet në PSA EMP2. 6008-ta e re do të jetë e disponueshme për blerësit me një motor mjaftë të fuqishëm me 4 cilindra me 1.6 litra turbocharge që prodhon plot 163 KF, ndërsa ata që dëshirojnë fuqi edhe më të madhe mund të porosisin atë me V6. Çmimi fillestar i kësaj veture pritet të kushtoj 33 mijë dollarë ndërsa ai maksimal 50 mijë.