Numri i të punësuarve në Eurozonë ka mbetur i pandryshuar për të tretin muaj në radhë në Shtator, duke treguar se rimëkëmbja e ekonomisë së bllokut nuk ka hyrë ende në tregun e punës.
Instituti i Statistikave, Eurostat, ka bërë të ditur se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, punësimi në Eurozonë është tkurrur me 0.8% gjatë 3-mujorit të tretë, kundrejt 1.1% të 3-mujorit paraardhës.
Papunësia në ekonominë prej 9.5 trilionë euro, e rënduar edhe nga katër vite krizë ekonomike dhe financiare mbetet afër një niveli të ri rekord prej 12% dhe pritet të lehtësohet ngadalë gjatë vitit të ardhshëm, si pasojë e rimëkëmbjes ekonomike me po të njëjtin ritëm.
Në një kohë kur ekonomia më e madhe e Europës, Gjermania, ka regjistruar një rritje 3-mujore të punësimit, ekonomia e dytë, Franca, nuk ndryshoi për të tretin 3-mujor radhazi.
Krijimi i vendeve të reja të punës ka qenë i pandryshuar në Itali, ndërsa ka rënë në Spanjë, por situata në të dy vendet e Eurozonës është përmirësuar, që prej fillimit të këtij viti. Buqësia, industria dhe ndërtimi treguan një rënie prej 0.3% të punësimit kundrejt 3-mujorit paraardhës.



.jpg)