Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Manchester United shënon fitoren e radhës, Januzaj Shkëlqen

Manchester United ka shënuar fitore të rëndësishme. Ekipi nga Old Trafford e ka mundur Hull Cityn me rezultat 2:3, në kuadër të xhiros së 18-të të Premierligës.

Skuadra e Hull City e ka nisur furishëm damkimin duke realizuar dy gola për dhjetë minuta. James Chester shënoi për 1-0 në minutën e 3-të, derisa David Meyle shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 13-të.

Por, me inkuadrimin në lojë të Adnan Januzajt, i cili zëvendësoiRafaelin e lënduar në minutën e 18-të, skuadra nga Old Trafford filloi të ringjallet.

Chris Smalling realizoi me kokë për 2:1 në minutën e 19-të, pas një goditje dënimi e cila u fitua nga mesfushori kosovar. Kurse, shtatë minuta më vonë Wayne Rooney barazoi rezultatin në 2:2 me një gol të bukur.

Januzaj, i cili shkëlqeu në këtë takim u ndëshkua me karton të verdhë në minutën 39-të pas një ndërhyrje të palejuar.

Kurse, Manchester United arriti ta realizoj edhe golin e fitores në minutën e 61-të, pas autogolit të realizuar nga James Chester.

Me këtë fitore Manchester United ka tubuar 31 pikë, derisa është ngjitur në vendin e gjashtë në renditjen tabelore.