Një valë e arrestimeve erdhi menjëherë pasi qeveria i caktoi zyrtarisht Vëllezërit si një “ organizatë terroriste”.
Forcat e sigurisë egjiptiane kanë arrestuar 54 anëtarë të Vëllezërve Musliman për gjoja sulm ndaj policisë dhe kryerjen e akteve të dhunës.
Në një deklaratë të enjten u tha se shtatë anëtarë të Vëllezërve u arrestuan në qytetin bregdetar të Aleksandrisë për nxitje të protestave dhe kryerje të akteve të dhunës.
Gjithashtu, në një tjetër rast u arrestuan dhjetë anëtarë të Vëllezërve në provincën jugore Aswan dhe 20 të tjerë në krahinën qendrore Fayoum për akuza të ngjashme, tha ministria. 18 anëtarë u arrestuan në provincën jugore Asuit, krahinën e kanalit të Suezit dhe në Nili Delta provincë e Sharkiya.
Vala e arrestimeve erdhi menjëherë pasi qeveria zyrtarisht Vëllezërit, grupin nga i cili e rrëzoi presidentin e zgjedhur nga populli Muhamed Mursi, i caktoi si “organizatë terroriste”.
Që nga rrëzimi i Mursit me 3 korrik, qindra udhëheqës dhe anëtarë të Vëllezërve kanë qenë të rrethuar dhe janë akuzuar për gjoja nxitje të dhunës dhe kryerje të sulmeve në stacion të policisë dhe kishave.
Vëllezërit Musliman, nga ana tjetër, fuqishëm i mohojnë këto akuza, për të cilat thonë se janë të motivuara politikisht./mesazhi/



