Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

VV: Nuk përkrahim asnjë parti në balotazh

Zyrtarë të Vetëvendosjes kanë shpalosur qëndrimin e tyre në lidhje me rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke përjashtuar çfarëdo mundësie të përkrahjes së partive që janë në balotazh.

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka deklaruar se degët e Vetëvendosjes nëpër komuna nuk kanë bërë asnjë kërkesë që të përkrahin ndonjë parti të caktuar. Ai ka shtuar se Vetëvendosjes i janë bërë shumë oferta nga partitë që janë në balotazh, por sipas tij, këto oferta nuk kanë parime por vetëm interesa.