Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Nënat me fëmijë nën 5-vjeç më aktive në mediat sociale

Një studim i ri nga firma Experian pretendon se nënat me fëmijë nën 5-vjeç janë më aktive në mediat sociale se publiku i gjerë. Këto nëna janë dy herë më shumë gjasa që të postojnë komente në mediat sociale se pjesa tjetër e përdoruesve, sipas studimit. 

“Ne kemi gjetur se "Facebook" është kryesisht rrjeti social më i preferuar për nënat me fëmijë të vegjël,” tha Suzanne Blackburn, një zëdhënëse e Experian. Të dhënat e Experian ishin mbledhur nga një sondazh i kryer nga Studimi Kombëtar i Konsumatorit Simmons, i cili shqyrtoi zakonet online dhe offline të 25.000 të rriturve në Amerikë. 

Kompania gjithashtu grumbulloi të dhëna nga Hitwise, e cila mat trafikun e internetit dhe nga raporte të tjera kërkimore. Demografikisht, nënat që përfaqësojnë këtë grup ra në një varg moshe të caktuar. “Më shumë se gjysma e nënave me fëmijët e rinj nga ky studim ishin ndërmjet 25 dhe 34 vjeç,” tha Blackburn. 

Interesante, mosha e fëmijëve të një nëne ndikonte në sjelljen e saj në internet, sipas raportit. Nënat me fëmijë mes moshës 6 dhe 10 janë më pak aktive në mediat sociale se sa ata me fëmijë më të vegjël.