Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Sonte fillon Viti i ri i kalendarit Islam - Hixhri 1435

Kalendari Islam sot hyn ne fazen e tij te re. Sonte qe nga koha e ikindise kemi hyre ne vitin e ri hixhri ka filluar 1 Muharemi – 1435 Hixhri, kurse dita e parë e Vitit të Ri Hixhri është nesër pra dita e hene. 
Por cka e karakterizon Vitin e Ri Hixhri. Fillimi i kesaj dite ose fillimi i kalendarit islam lidhet ngushte me hixhretin e Profetit Muhamed a.s. nga Meka ne Medine. Kjo dite simbolizon diten e fillimit te drites dhe mbylljes se erresires, diten e ndricimit dhe fillimin e vendosjes se vlerave universale ne zemrat dhe trupat e njerezve.
Prandaj ju ftojm qe te reflektoni ne kete dite per te kaluaren dhe te ardhmen tuaj. Meditoni mbi ngjarjen e cila karakterizon kete dite dhe perjetojeni ate sikur te ishit prezent ne ate kohe me Profetin a.s. 
Gjithashtu urojme per te gjithe myslimanet qe te afrohen sa me shume mes veti, te jene mendjeprehte dhe aktiv per misionin e Islamit. Sot bota ka shume nevoje per mesimet Islame prandaj duhet te jemi me te angazhuar te gjithe per dergimin e mesazhit islam ne cdo cep te botes./vizioninfo/