Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e legjitimitetit, blloku kryesor që mbështet presidentin egjiptian Muhamed Mursi, sfidoi autoritetet ushtarake që të lejojnë transmetimin live të gjykimit të Presidentit.
Në një deklaratë të dhënë të shtunën vonë, Aleanca tha se autoritetet nuk do të guxojnë për të transmetuar gjyqin i cili do të mbahet nesër.
Ekipi ligjor i Mursit tha se udhëheqësi refuzon të njohë legjitimitetin e gjykatës dhe mund të mbajë një fjalim, në të cilin ai do të deklarojë se gjykimi ndaj tij është i pavlefshëm dhe jokushtetues.
Paraqitja e së nesërmes do të jetë dalja e parë publike pas largimit të tij nga ushtria në korrik.
Mediat lokale kanë raportuar se agjencitë e sigurisë nuk duan që gjyqi i Mursit të dalë në televizion, nga frika se mbështetësit e presidentit mësyejnë gjykatën.
Në korrik, dhjetëra protestues u vranë jashtë Klubit të Gardës Republikane në lindje të Kajros, pas raporteve se Mursi ndodhej atje. /mesazhi/



