Shumëkush në Evropë, po të pyetej se cili “kerr” është më i shituri i të gjitha kohëve do të përgjigjej: “dihet” volkswageni i njohur, i vjetër, i tipit “gjinkallë”. Por e vërteta është ndryshe.
Përderisa Volkswageni i përmendur, që nga hyrja e tij në treg në vitin 1938 është shitur “vetëm” 24 milionë herë, është një veturë japoneze që e tejkalon shumë atë.
Fjala është për veturën “Toyota Corolla", e cila deri më tash është shitur plot 38 milionë herë. Shitja e saj ka filluar në vitin 1966, ndërsa në Gjermani ajo, nga viti 2007 shitet me emrin “Auris”.
Volkswageni i përmendur më lartë ka zënë vendin e katërt.



