Nëqoftëse jeni të interesuar rreth faktit se sa janë shifrat reale të lindjeve dhe vdekjeve, atëherë mjafton që të keni në dorë shpikjen e fundit. Dy ekspertë amerikanë kanë krijuar një hartë për rritjen e popullsisë në botë, në të cilën lindjet dhe rastet e vdekjes vëzhgohen në kohë reale.
Harta është vepër e Bred Lajon, i cili është matematikan dhe programues kompjuterik dhe e homologut të tij Bill Svebold.
"Me ndihmën e hartës, çdo njeri mund të informohet se çfarë tregojnë parashikimet, se pas 30 vitesh popullata e Tokës do të jetë mbi nëntë miliardë banorë", janë shprehur dy ekspertët amerikanë.
Sipas parashikimeve, deri në vitin 2050, popullsia në SHBA do të rritet me 44 %.



.jpg)