Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Protestave kundër armëve kimike i bashkangjitet edhe Shkupi

Protestat për të mos lejuar shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, janë planifikuar të mbahen edhe në Shkup.
“Të gjithë ju që jeni të brengosur për mjedisin, shëndetin dhe jetën tuaj dhe të gjeneratave të ardhshme ju ftojmë të tubohemi para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Shkup
Për protestë kundër iniciativës për mundësinë e ardhjes së helmeve kimike siriane për asgjësim në Shqipëri!”,-thuhet në njoftimin që po përhapet nëpër rrjetet sociale.

Protesta është parashikuar të mbahet në ora 12:00 para Ambasadës së Shqipërisë në Shkup.