Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

No Ronaldo, Bale 'hat-trick' (Video)

Real Marid ka arritur të triumfoj edhe në xhiron 15-të të La Ligas sanjolle pa ndihmën e Cristiano Ronaldos, i cili nuk u paraqit në fushë për shkak të një lëndimi të pësuar ditë më parë, ndërsa Gareth Bale realizoi ‘hat-trick’ e parë në fanellën madridlene.

Madridlenët kanë arrit të shënojnë fitore si vendas me rezultat prej 4:0 ndaj skuadrës së Real Valladollit së Valdet Ramës, që nuk luajti për asnjë minutë për arsye të një dëmtimi në këmbë.

“Los Blancos” pas sulmeve të njëpasnjëshme ia arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 33-të të ndeshjes me anë të golit të mesfushorit, Gareth Bale, pas ndërhyrjes s ë pasigurt të portierit të ekipit mysafirë.

Të besuarit e trajnerit italian, Carlo Ancelotti shënuan edhe golin e dytë, atë të sigurisë tre minuta më vonë me anë të sulmuesit francez, Karim Benzema, i cili nuk e qoi huq një harkim të saktë të Bale.

Por, ky nuk ishte goli i fundit për vendasit, pasi që Bale shënoi edhe dy golat personal për të kompletuar ‘hat-trick’ e parë në fanellën e Realit. Fillimisht realizoi në minutën e 64-të, ndërsa golin e tretë e shënoi në 88-të minutë dhe vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 4:0 për Realin.

Pas kësaj fitoreje, Real Madrid mbetet në vendin e tretë të ligës elitare spanjolle me 37 pikë, ndërkaq Valadollid zë pozitën e 17-të të renditjes tabelore me 12-të pikë.