Një veprim 'bizar' ka ndodhur në ndeshjet e luajtura në natën në mes të hënës dhe të martës në NBA, përkatësisht në ballafaqimin mes Golden State Wariorrs dhe Utah Jazz.
Me gjithë fitoren e Golden State ndaj Utah me rezultat prej 87:98, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte dueli për top ndërmjet Stephan Carryt dhe Marvin Williams.
Në kohën kur Golden kishte epërsi prej 20 pikëve në çerekun e katërt, basketbollisti i Utah, Marvin Williams, koshashënuesi i dytë me 16 pikë, dy më pak se Gordon Hayward, ka rënë pa dashje mbi Carryn, ndërsa ai ishte në parket, edhe atë drejt në kokën e tij.
Nga kjo përplasje e papritur e Carryt me 120 kg Williams mezi u zgjua edhe atë pas disa minutash të kaluar i shtritë në parket, më pastaj doli jashtë fushës.
Rezultatet tjera në NBA:
Brooklyn - Portland 98:108
Chicago - Charlotte 86:81
Oklahoma City - Denver 115:113
Dallas - Philadelphia 97:94
L.A. Clippers - Memphis 102:106



.jpg)