Klopp nuk i frikësohet Arsenalit
Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka thënë se nuk i frikësohet formës së mirë të Arsenalit, para ndeshjes që ekipi i tij Borussia Dortmund do ta zhvillojë kundër londinezëve sot në “Signal Iduna Park”. Liderët e Premier Ligës janë të pamposhtur si mysafirë në 14 ndeshje në të gjitha garat dhe kjo seri filloi në mars të këtij viti kur londinezët mposhtën 2-1 Bayernin e Munihut në Allianz Arena.
“Nuk do të thosha se ata janë më të rrezikshëm si mysafirëAi tha : "Nuk do të thosha se ata janë më të rrezikshëm kur luajnë si mysafirë, ata janë gjithmonë të rrezikshëm kur luajnë në vendin e tyre dhe si mysafirë, por çdo lojë ka historinë e vet.
"Ne e kemi analizuar lojën kundër Munihut, ishin shumë afër deri në fund.
"Ne në të vërtetë besojmë se është një përparësi që luajmë në vendin tonë dhe nëse e tregojmë kualitetin në fushë, vështirë se do të mposhtemi. Ne gjithashtu jemi shumë të përgatitur.
"Edhe nëse i kemi fituar 70 ndeshjet e fundit si vendas nuk do të kishte ndonjë ndryshim as të mërkurën. Do të ishte thjesht histori, statistika pra nuk do të thosha se 14 ndeshje si mysafirë janë përparësi për ne."
Robert Lewandowski, shtoi për fitoren 6-1 kundër Shtutgartit në veri të Londrës të premten e kaluar, se parashikon kërcënimin më të madh për Dortmundin, por Klopp beson se sulmuesi polak do të jetë pjesë e ndeshjes kundër mbrojtësve qëndrorë të Arsenalit Laurent Koscielny dhe Per Mertesacker.
"Do të jetë ndeshje e fortë për Robertin, sidomos kur ke dy mbrojtës qendrorë si Mertesacker dhe Koscielny," shtoi Klopp.
"Në të vërtetë ne do të ndërhyjmë në lojën e tij dhe pastaj do të analizojmë videon dhe t’i tregojmë disa gjëra lojtarëve. Por do të jetë një ndeshje e fortë.



