Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Giggs beson në kualifikimin e United

Ryan Giggs beson se Manchester United do të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve edhe pse barazuan 0-0 kundër Real Sociedadit. Robin van Persie, Chicharito dhe Wayne Rooney ishin fajtor për rastet e humbura derisa ish-sulmuesi i Arsenalit goditi dy herë shtyllën- përfshirë edhe atë nga penalltia.


Por me United që është në pozitën e parë në grup fal barazimit të Bayer Leverkusenit dhe Shakhtar Donetskut, Giggs nuk ka dyshim se ekipi tij do të vazhdojë në fazën tjetër për herë të tetë në dhjetë sezone.

“Unë mendoj se e kontrolluam lojën, patëm dy apo tre raste të mira me të cilat mund të kishim fituar ndeshjen”, ka thënë ai për ITV Sport.

“Ne jemi të kënaqur me lojën tonë por jemi të zhgënjyer që nuk mund të merrnim tre pikë”, ka shtuar uellsiani.