Ka nisur të njihet tashmë si “Zlatan Ibrahimoviçi i Ri”! Bëhet fjalë për talentin shqiptar, i cili ka luajtur me kombëtaren suedeze në kampionatin Botëror U-17, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë. Valmir Berisha ka takuar më në fund yllin e tij, Zlatan Ibrahimoviç në Stokholm, në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve për vitin 2013 nga Federata e Futbollit të Suedisë.
Berisha i ka dorëzuar Ibrahimoviçit trofeun për "golin më të mirë të vitit", i shenuar ne miqesoren kundër Anglisë, gol i cili eshte kandidat edhe per "FIFA Puskas Award".
Ndërkaq, Valmir Berisha, edhe pse ka luajtur me kombëtaren U-17 suedeze, ende i ka lënë të hapura rrugët për të luajtur me Shqipërinë: “Nuk përjashtoj asnjë mundësi. Mund të luaj edhe me Shqipërinë ose Kosovën”, ka thënë Berisha për “Koha Ditore”.
Ndërkaq, Tottenham dhe Liverpool, dy ekipe me emer të Premier Ligës angleze duket se kanë hyrë në garë për të patur në skuadrën e tyre “Ibrahimoviçin e Ri”.



