Të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë, është motoja e konkursit që sot e ka hapur Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) me seli në Cyrih të Zvicrës.
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore hapi konkursin e ndërtimit të 100 shtëpive, pas një aksioni shumë të suksesshëm, ku shqiptarët nga të gjithë vendet treguan shumë zemërgjerësi, duke tubuar 600.000 (gjashtëqind mijë) euro. Por, pati edhe prej atyre që parat e premtuar i kishin gënjeshtër, ndër ta është Behar Emini, që premtoi 1.000.000 (njëmilion) euro. Kjo mbrëmje u organizua në Prishtinë në hapësirat e “SWISS DIAMOND HOTEL”.
Fondi Humanitar njofton qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, kategoria në nevojë, se si duhet aplikoj dhe çfarë kushte duhet përmbushur për të qenë përfitues nga ky konkurs.
Afati për aplikim do të jetë një muaj, deri më 15 dhjetor të këtij viti
Kushtet që duhet të plotësojnë aplikuesit janë të gjitha në faqen zyrtare të këtij Fondi:
www.fondihumanitar.com
info@fondihumanitar.com



