Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Edi Rama viziton Panairin e Librit


Sot ishte dita e fundit e Panairit të Librit 2013 në Tiranë. Ky ishte dhe edicioni i 16-të i këtij panairi që mbahet për çdo vit në Tiranë. Mbi 100 shtëpi botuese shqiptare nga gjitha trojet si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi ishin pjesë e këtij eventi duke promovuar botimet e tyre në Pallatin e Kongreseve për lexuesit shqiptar.
Panairi i librit është hapur më 13 nëntor dhe për pesë ditë lexuesit shqiptar kanë patur mundësinë që të eksplorojnë shijet e tyre të leximit dhe të blejnë librat e tyre të preferuara. Organizuesit thonë se ky panair është një ndër më të suksesshmit që është organizuar ndër vite. 

Edi Rama viziton Panairin e Librit në ditën e fundit të tij

Panairi i librit ishte i vizituar edhe nga figura të ndryshme të vendit tonë. Sigurisht se këtij panairi nuk i ka munguar edhe Kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama. Ai ka vizituar çdo stendë të Panairit duke parë dhe blerë ndonjë libër. Ai gjithashtu vizitoi stendat me literaturë islame si Furkan ISM, AIITC dhe Logos-A. Nga Shtëpitë Botuese ai morri disa libra si dhuratë.
Thjeshtësia e Kryeministrit ishte e theksuar duke u takuar me vizitor të rastit të Panairit dhe duke u ndjerë si në mesin e tyre. Ai u shfaq në mesin e tyre pa praninë e shumë mediave siç e kemi parënë edicionet e tera.


Edhe Lulzim Basha viziton Panairin

Këtë Panair të librit gjithashtu e ka vizituar edhe Kryebashkiaku i Tiranës dhe njëherit kryetar i PD-së z.Lulzim Basha. Kryebashkiaku Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela ka vizituar stendat e librit dhe nuk i ka rezistuar tundimit për të pasuruar bibliotekën e tij me botimet më të fundit, zoti Basha ka premtuar se Bashkia do të jetë bashkëfinancuese e këtij panairi./vizioninfo/