Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

101 vjetorin Bujanoci e hap me ekspozitë

Në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc të mërkurën u hap ekspozita e skulptorit nga rajoni i Bujanocit z.Shpend Xhelili. Kjo ekspozitë u realizu në vazhdën e aktiviteteve të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc në prag të festës së Flamurit Kombëtarë dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo ekspozitë e mbërthen në vete dhe aktivitetin kulturor në Luginë të Preshevës ku ngjarjet e shënuara janë të varfëra dhe mungojnë në masë të madhe iniciativat kulturore. 

Kësaj ekspozite i paraprin dhe një aktivitet tjetër në Luginë që ka karakter të përafërt ajo e ekspozitës së fotografive ‘PreFoto’ që u mbajt të shtunën e kaluar në Preshevë.
Ekspozita e Shpend Xhelilit u prit me mjaftë interesim nga shoqëria e Bujanocit ku të gjithë kishin kurreshtjen për të parë punimet të cilat i kishte realizauar nga vet dora e tij. 
Shpendi u prezantua me vizatime, pikturë dhe skulpturë me tematika të ndryshme si peisazhe, portrete, natyra e qetë dhe të ndryshme. /vizioninfo/