Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Goditet një grup i luftëtarëve, “Xhemati i Xhihadit” kërcënon me sulme Policinë

Pjestarët e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës dhe ata të Policisë së Kosovës për hetimin e krimeve kanë arritur që të zbulojnë një grup personash të cilët dyshohen për terrorizëm. Bëhet fjalë për gjashtë persona të cilët janë arrestuar si rezultat i një operacioni në komunën e Prishtinës dhe Gjilanit. Policia dhe Agjencia Kosovare e Intelegjencës gjatë operacionit kanë gjetur sasi të mëdha armësh, përfshirë edhe eksploziv.

Burime zyrtare në kushte anonimati thonë për Top Channel se hetimet ndaj këtyre personave po zhvilloheshin prej kohësh. Dy prej të arrestuareve dyshohen për sulm fizik kundër dy motrave të nderit në Prishtinë, të cilat janë me shtetësi amerikane. Sulmi ndaj dy amerikaneve ka ndodhur ditën e zgjedhjeve në Kosovë, më 3 nëntor.
Në komunikatën për shtyp të policisë për këtë çështje thuhet se ky grup personash dyshohet për kontrabandim me armë dhe vepra të tjera penale. “Operacioni ishte zhvilluar para një jave me implementimin e masave të fshehta të hetimit dhe ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar, katër prej të cilëve nga Gjilani dhe dy nga Prishtina”, thuhet në komunikatë.
Gjatë këtij operacioni janë zhvilluar shtatë bastisje në dy qytetet në fjalë, ku si prova materiale janë konfiskuar: një snajper, një karabinë, një pushkë gjysmë automatike, dy pistoleta, një pistoletë e modifikuar, rreth 1 mijë e 200 fishekë të AK-47, 1 mijë e 900 euro, dy vetura “BMW” dhe Mercedes, si dhe prova të tjera materiale.

“Xhemati i Xhihadit” kërcënon me sulme Policinë e Kosovës
Një komunikatë kërcënuese është lëshuar nga i ashtuquajturi “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë”. Me këtë komunikatë është kërcënuar Policia e Kosovës se nëse nuk i liron gjashtë të arrestuarit, do të përballet me “sulme të dhimbshme”. Policia e Kosovës është njoftuar për këtë komunikatë dhe është duke e analizuar shkallën e seriozitetit të saj. Komunikata e lëshuar nga adresa xhemati-xhihadit@hotmail.com, thotë:
“Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë paralajmëron Policinë Terroriste të Kosovës, se në qoftë se nuk i liron Vëllezërit tanë të dashur sa më parë, do të përballen me sulme të tmerrshme dhe të dhimbshme. Padyshim, ne kemi burra të cilët e duan vdekjen më shumë se sa ju jetën e kësaj bote. Është ushtria e Allahut e cila do të triumfoj dhe ajo e Brankoviqit e cila do të mbytet në gjakun e tyre. Allahu i lartësuar thotë: ‘Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.’ Surja Ahzab, Ajeti 23… ‘Ata që besuan luftojnë në rrugë të Allahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.’ Surja Nisa, Ajeti 76…
Dhe falënderimi i takon Allahut zotit të botrave.
Batalioni i Mediave Komandant Muxhahidi, përfundon komunikata, dërguar sot medieve me rrugë elektronike.