Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Egjipt, pezullohet futbollisti për shkak te shenjes 'Rabaa'


Klubi futbollistik Al - Ahly të hënën në mbrëmje ka pezulluar nga ekipi njërin nga futbollistët më të mirë të ekipit, vetëm pse ngriti katër gishtërinjtë (Shenjën Rabaa).
Futbollisti Ahmed Abdel- Zaher përshëndeti fansat duke ngritur katër gishtërinjtë, pasi shënoi gol në një ndeshje kyç të kampionatit Afrikan.

Por ky veprim nga Abdel - Zaher ka ngjallur polemika mbi marrëdhëniet në mes të sportit dhe politikës.

Klubi Al Ahly me bazë në Kairo thotë se ka pezulluar lojtarin, dhe ka ngrirë pagën e tij në pritje të hetimit të “incidentit”.

Abdel- Zaher tha se ai nuk është anëtar i Vëllazërisë Myslimane, duke theksuar se ai kishte ngritur dorën në shenjë në kujtim të viktimave të sheshit Rabaa El Adevija. /mesazhi/