Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Guardiola: Januzaj do të bëhet më i miri në botë

Ai është një nga talentet e futbollit botëror, kjo nisur edhe nga ajo çka ka shfaqur në fushën e lojës gjatë kësaj periudhe të shkurtër kohore. Por kur këtë e thotë edhe një trajner si Pep Guardiola, atëherë fama e Adnan Januzajt merr edhe më shumë kuptim. Gjatë një deklarate të djeshme në mediat e huaja, ai ka bërë një vlerësim edhe për lojtarin e ri të Mançester Junajtid, duke theksuar se Januzaj i ka të gjitha të dhënat për të qenë në të ardhmen një lojtar i madh. "Adnan Januzaj është një talent i vërtetë dhe mendoj se në të ardhmen mund të bëhet lojtari më i mirë në botë", - ka pohuar trajneri aktual i Bajern Mynihut.

VLERESIMI 
Një vlerësim i tillë vjen në një moment kur 18-vjeçari është vënë në qendër të vëmendjes së të gjithë botës sportive, jo vetëm për faktin që firmosi një kontratë faraonike te Junajtid, por edhe sepse për shërbimet e tij janë vënë në garë 7 shtete: Shqipëria, Kosova, Belgjika, Anglia, Turqia, Kroacia dhe Serbia. Deri tani, nisur nga deklaratat e të atit, shanse më shumë kanë Belgjika, Anglia dhe Shqipëria. Mos harrojmë që trajneri i tij Mojes e përmend thuajse pas çdo ndeshjeje që aktivizohet Januzaj. Vlerësime kanë ardhur edhe nga skautë të tjerë, të cilët donin ta çonin gjetiu, te Juventus, Barcelona, Inter apo në ndonjë klub tjetër. Po ashtu, edhe trajneri i Mançester Sitit, Pelegrini, donte ta kishte në skuadër, madje foli me drejtuesit e klubit që të bënin ofertën ndaj tij, por Januzaj zgjodhi Junajtid. 
KENGA 
Adnan Januzaj nuk debutoi në Ligën e Kampioneve kundër Real Sociedadit, por kjo nuk e ka zbehur dashurinë e tifozëve të skuadrës së Mançester Junajtid. Gjatë hyrjes për në stadium, tifozët e Mançester Junajtid kanë kënduar një këngë të re për supertalentin 18-vjeçar. Kënga përmban këtë tekst: "There's a starman, on the left hand side. He plays for Man United and his name is Januzaj (Ka një lojtar-yll në anën e majtë. Ai luan për Man Junajtid dhe emri i tij është Januzaj)". Nuk është hera e parë që Januzajt i kanë bërë këngë. Para një jave, ishin tifozët belgë të Mançesterit ata që i kushtuan një këngë djaloshit shqiptar, që dalëngadalë po merr famën e një ylli futbolli. 
AKTIVIZIMI 
Pavarësisht talentit dhe lojës konstante që bën Adnan Januzaj, trajneri David Mojes ende nuk ka besim 100%, sidomos në ndeshje të forta, me kundërshtarë të fortë. Trajneri i Mançester Junajtid deklaroi se Januzaj do të debutonte kundër Sociedadit në Ligën e Kampioneve, por 18-vjeçari vetëm ngrohu stolin. Po ashtu, edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Arsenalit, Januzaj ishte i gatshëm në stol, por trajneri Mojes nuk i besoi qoftë edhe si zëvendësues. Në fushën e lojës hynë Kleverli, Gigs dhe Felaini, megjithatë, Januzaj është parë i qeshur në stol. Ai e di mirë që momenti i tij do të vijë, vetëm duhet pak durim. Dhe më mirë sesa një tip si Januzaj, nuk e ka bërë asnjë i ri në moshën e tij, që nuk i gjen qoftë edhe një tatuazh, apo ta shohësh duke bërë jetë nate.
(a.k/