Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Zyrtarë të Serbisë vizitojnë Kosovën të premten

Një delegacion i gjerë i qeverisë së Serbisë, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiq, pritet të vijë të premten në Kosovë, për t’i përkrahur serbët lokalë të dalin në zgjedhje me pretendimin për të marrë pushtetin në komunat ku përbëjnë shumicën. Kjo vizitë, e paralajmëruar në formë ekskursioni pasi që është thënë se do të shtrihet në shumë mjedise të banuara me serbë, është bërë edhe problematike për shkak të insistimit të qeverisë serbe që në delegacion të përfshihet edhe ministri pa portofol për Kosovën, Aleksandër Vulin,shkruan Tribuna.

Ky i fundit, të paktën sipas deklaratave të autoriteteve të Prishtinës, po hetohet nën dyshimet se ka kaluar ilegalisht kufirin, andaj nëse përfshihet në delegacion mund t’i shqiptohet masa e arrestit. Fillimisht, ndaj tij ishte shqiptuar masa e ndalesës për të hyrë në Kosovë gjatë kohës së fushatës, pasi që kishte shkelur marrëveshjen e Brukselit duke bërë fushatë dhe dhënë mbështetje listës serbe e cila garon për zgjedhjet lokale në Kosovë.
Edhe pas kësaj mase, të cilën nuk e kishte përfillur, Vulini ishte parë në Mitrovicë, kur autoritetet e Prishtinës kishin konstatuar se ai ishte futur ilegalisht. Pasi që vizita e paralajmëruar e zyrtarëve serb pritet të zhvillohet dy ditë pasi që delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi do të takohen në Bruksel (sot më 30 tetor), ishte e pritshme që kjo çështje të trajtohet atje. Por, me gjasë një gjë e tillë nuk do të ndodhë./Tribuna/