Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Ligji për shëndetësi pengohet nga politika

Ministria e Shëndetësisë pritet që ta dërgojë sivjet në Qeveri Projektligjin për sigurime shëndetësore dhe Qeveria të njejtin ta përcjellë për në Kuvend gjatë këtij viti për miratim, kanë pohuar zyrtarët e MSH-së, por sindikalistët dhe deputetët shpresojnë se me miratimin e këtij ligji do të nisë më mirë menaxhimi në shëndetësi.
Optimist në këtë drejtim është edhe kryesindikalisti për shëndetësinë kosovare, Blerim Syla, shkruan Kosova Sot.

“NË aspektin teknik, besoj se nuk do të ketë probleme, porn ë aspektin politik nuk mund të them asgjë, sepse ka grupe dhe interesa të ndryshme”, është shprehur Syla, duke shtuar se në vend të bizneseve të mëdha, të cilat I kanë njerëzit e tyre në politikë dhe nuk do t’ju shkojë përshtati, për shkakun se bizneset e tyre do të jenë të detyruara ta zbatojnë ligjin për sigurime shëndetësore.
Në anën tjetër, Time Kadrijaj, përfaqësuese e Komisionit për shëndetësi nga radhët e AAK-së, ka vlerësuar se, njehërësh për të qenë e kompletuar reforma në shëndetësinë kosovare është e rrugës që sa më parë të sillet në Kuvendin e Kosovës Ligji i sigurimeve shëndetësore.
“ Shpresojmë se shumë shpejt do të vijë ky ligj në Kuvend dhe ne si komision do të mundohemi që sa më parë ta bëjmë amandamentimin sepse vërtet shëndetësia është në kolaps”, ka vlerësuar Kadrijaj./Kosova Sot/