Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Trajtim alternativ për dhimbjet e shtyllës kurrizore

Shumë njerëz provojnë dhimbje të shpinës. Kur dhimbja është e madhe, disa marrin injeksione me steroid në shtyllën kurrizore. Por këtë gjilpëra me steroid kanë efekte anësore – shtim të sheqerit në gjak, përshpejtim të sëmundjes së kockave, dhe vështirësojnë shërimin e një plage.
Por, çfarë ndodh nëse një gjilpërë pa-steroid mund të sjellë pakësimin e dhimbjeve?

Shkencëtarë në universitetin Johns Hopkins shqyrtuan më shumë se 40 studime dhe zbuluan se gjilpërat pa-steroide kundër dhimbjeve në shtyllën kurrizore kanë diçka të përbashkët me gjilpërat me steroide – ato të dyja ofrojnë lehtësim dhimbjesh më shumë sesa një trajtim i tretë i përqorur zakonisht. Kjo do të thotë se gjilpërat pa-steroide mund të ofrojnë të njëjtin përfitim, si gjilpërat me sterode, por pa efekte të anësore. /VOA/