Kreu i regjimit sirian Bashar al-Asad shpalli amnisti të përgjithshme për krimet e kryera deri sot në Siri. Kjo amnesti do ti shërbejë milicive brutale të regjimit, të cilat kanë kryer pa kursim masakra në civilë, në qytete të ndryshme të vendit.
Vendimi erdhi vetëm një orë më parë, dhe është publikuar në një deklaratë në televizionin shtetëror sirian.
Deri më tani në 30 muaj luftë civile në Siri janë vrarë më shumë se 100.000 persona sipas OKB-së, ndërsa grupet monitoruese në rajon thonë se bilanci i viktimave është dyfish më i madh. /mesazhi/



