Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Jahjaga në Forumin Ekonomik Islamik në Londër

Në Forumin e 9-të Botëror Ekonomik Islamik që po mbahet në Londër, po merr pjesë edhe kryetarja Kosovës Atifete Jahjaga. Ajo me këtë iu drejtua të pjesëmarrëseve të samitit duke folur për Kosovën“Jam mirënjohëse që ky Forum po mbahet në Londër, një qytet ku shumë të rinj, burra dhe gra nga vendi im kanë gjetur mundësinë e madhe të ndjekjes së ëndrrave të tyre, kryeqytet i një vendi që ka qëndruar pranë popullit të Kosovës duke i ndihmuar në kërkimin e tyre për liri dhe prosperitet.

Për shkak të kësaj mbështetjeje të vazhdueshme që na ndihmoi të gjejmë paqen dhe të bëhemi zotë të fatit tonë dhe na mundësoi të lindim shtetin më të ri të Evropës, ne tani kemi hapur një kapitull të ri në Kosovë, një ku qytetarët e saj nuk jetojnë më në frikë dhe kërcënim, por në një vend ku ne po përpiqemi, së bashku me aleatët tanë- me ju- të kthehemi në një vend të shpresave të forta dhe mundësive të mëdha”, tha presidentja Jahjaga.
“Unë vij nga një pjesë e Evropës që ka mbetur jashtë Bashkimit Europian dhe ku historia ka njohur më shumë ndasi sesa unitet dhe bashkëpunim. Evropa Juglindore ka pasur një histori të shkatërrimit dhe të pajtimit në mes njerëzve, proces i cili ka qenë i vështirë. Megjithatë, në dekadën e fundit, vendet e rajonit kanë parë një përparim të jashtëzakonshëm në rrugën e tyre drejtë prosperitetit .
Kosova është e vendosur që të qëndroj në këtë rrugë. Ne jemi të vendosur të mbrojmë traditës tonë të gjatë të multikulturalizmit dhe tolerancës fetare. Ne jemi të vendosur që t’i ofrojmë çdo qytetari të drejta, shanse dhe përgjegjësi të barabarta. Ne jemi krenar që në rindërtimin e vendit tonë, gratë kanë luajtur një rol qendror”, vazhdoi ajo.
“Si rajon dhe përkatësisht si vende, aftësitë tona janë të mëdha. Ofrojnë një fuqi e të punëtore, të arsimuar dhe talentuar, mundësi të mëdha për investime për tërheqjen e kapitalit të huaj, një klimë biznesi që gjithnjë e më shumë po përmirësohet në të gjithë rajonin, përfshirë Republikën e Kosovës. Si tërësi, rajoni është në kërkim të një mundësie të re për të prosperuar dhe për të qenë pjesë e pandashme e zgjidhjeve të përbashkëta për problemet tona të përbashkëta”, tha ndër të tjera presidentja Jahjaga.