Jeni vazhdimisht të urritur, por keni frikë se shtoni shumë në peshë? Atëherë ja këshilla praktike:
Në vend të një pijeje me sheqer, zgjidhni më mirë një gotë qumësht të skremuar. Ushqimet e ngurta ju ngopin më shumë. Zgjidhini ato në vend tëushqimeve të lëngshme, si supërat etj.
Llogaritni që një vakt të zgjasë rreth 30 minuta. Hani ngadalë, lëvizni nëpër shtëpi dhe kafshatat bëjini më të vogla sezakonisht.
Në listën e ushqimeve që mund t’ju ndihmojnë për ta frenuar oreksin tuaj dhe të ndjeheni më të ngopur janë: drithërat, fasulet dhe perimet.
Shtoni perime të grira sipër makaronave.
Para ngrënies, konsumoni një sallatë ose supë perimesh.
Shto fasule sipër supave dhe gatesave të bëra me vezë.
Hani sa më shumë proteina në çdo kohë apo produkte të qumështit./albeu.com/



